Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në "360Gradë" në Ora News, sqaroi arsyet pse duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen "Tahiri".   

Alibeaj: Ky është një komision hetimor që synon të hetojë korrektesën ligjore të qeverisë dhe mazhorancës lidhur me procesin Tahiri për ato segmente ku procesi ka ndodhur në seli qoftë të Parlamentit, qoftë të qeverisë. Ka nevojë të saktësohet sjellja e Kuvendit për mos heqjen e imunitetit të Tahirit. Çfarë qëndrimi ka mbajtur drejtoria e Burgjeve kur vajtën t'ia shvasnin nga duart? Kush ua vendosi pistoletën tek koka këtyre për t'ua marrë Nezar Seitin?

Prokuroria pse ishte pasive? Si ka mundësi? Është një autoritet që duhet të jetë aktive për ekstradimet. Po Ministria e Drejtësisë? Nuk është thjesht dhe vetëm fakti që një ditë të bukur ministres së Drejtësisë ju dha për të firmosur. Ka kaq shumë pikëpyetje.

Çështja ka filluar më 20 tetor ku Saimir Tahiri lëshoi një piskamë që i drejtohej Edi Ramës.


/Ora News.tv/