Alibeaj i "sulet" policisë për gjyqtarin: Të mjerë, shihemi me 16 mars!

Alibeaj i "sulet" policisë për gjyqtarin: Të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e policisë së shtetit për gjyqtarin e  gjykatës së shkallës së parë në Fier, që liroi protestuesin që akuzohet se goditi me gur policin në protestën e disa ditëve më parë.

Për Alibeaj, "kërcënimi me vetting i gjyqtarit të Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë Policinë Politike, është provë e qartë sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend".

Duke i cilësuar të mjerë, Alibeaj thekson se as me kërcënime ndaj gjyqtarëve që nuk i nënshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, nuk e shpëtoni dot Edi Ramën.

"Fundi i tij dhe qeverisë se tij kriminale është me afër se kurrë. Shihemi në 16 Mars!"

Policia e shtetit e quajti vendim skandaloz atë të gjyqtarit që gjykatës së Shkallës së Parë në Fier. Përmes një njoftimi për shtyp thuhet se policia do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

EMISIONET