Alex Sandro drejt largimit, Juventusi ka gati zëvendësuesin

Alex Sandro drejt largimit, Juventusi ka gati zëvendësuesin

Alex Sandro gjithnjë e më larg Juventusit.

Mbrojtësi brazilian nuk po gjen hapësira tek kampionët e Italisë dhe kjo ka ngjallur interesimin e skuadrave më të mira europiane.

Sipas mediave italiane, Paris Saint Germain, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë shfaqur interes për mbrojtësin e majtë ndërkohë që një largim i mundshëm i tij do të hapte derën për një tjetër brazilian.

Bëhet fjalë për mbrotjësin e Realit të Madridit, Marcelo që duket se është kërkuar me ngut nga blerja më e re e bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Nuk është sekret se Marcelo dhe Cristiano Ronaldo janë miq të fortë dhe ata mund të ribashkohen pas kohës së tyre së bashku në Real Madrid. Ditët e ardhshme pritet të jenë decizive për këtë ide merkatoje.

EMISIONET