Aleksandër Peçi e ka kthyer në një rast studimor muzikën e filmit duke përpunuar dhe mbledhur në CD “Remodelage” kolonat zanore që ka krijuar në 40 vjet.

Ishte kjo muzikë në të njëjtën valë me frymën e realizmit socialist të kinemasë? A ka pasur pjesë të frymëzuara dhe të krijuara në liri të plotë?

Kompozitori bën edhe një apel për gjendjen ku i ka gjetur dhe fotografuar shiritat muzikorë të filmit shqiptar të hedhur në depot e ish-Kinostudios: “Gjithë trashëgimia e Zadejës, Daisë, Laros, Lalos, Dizdarit po zhduket në vende të mykura minjsh.”

/Ora News.tv/