“Utopia ekonomike! Nje Princ nxjerr shpatën!”Jarl Ale de Basseville mendon se modelin që implementoi gjyshi i tij në Monte Karlo mund ta realizojë me Libofshën në Shqipëri.

Në emisionin "360 Gradë" të Artur Zheji ai thotë se Shqipëria ka resurse të pafundme por nuk di të shesë.

Ai kapi dhe një herë temën e liberalizimit të kanabisit, pasi duke e taksuar thotë ai ka kontroll dhe sjell të ardhura.

Por deputeti Përparim Spahiu edhe pse ka mbështetur dekriminalizimin e kanabisit, thotë se me atë që ndodhi me kanabisin përgjatë dy viteve të fundit nuk duhet të hapet më ky debat.

Jarl Ale de Basseville sakaq paralajmëroi se bota po kërcënohet nga një katastrofë ekonomike që nis me 2018 dhe dhe nuk mbaron para 2024.

Jarl Ale de Basseville: Çfarë gjyshi im bëri me Monte Karlon dhe vende të tjera të lira është gjithmonë e mundur. Dy janë arsyet për ta bërë këtë në vendet e lindjes: Rrogat janë shumë të ulëta, njerëzit janë gati të punojnë, zhvillimi mund të jetë. Resurset janë fantastike, keni një agrikulturë të jashtëzakonshme dhe ujë pa fund. Agrikulturë pa pesticide, organike. Por ju nuk dini të shisni.

Zheji: Kryeministri jonë bën ekspozita me piktura gjithandej, si ka mundësi që nuk di të shesë?

Jarl Ale de Basseville: Jam pak konfuz, ai është një piktor që shet pikturat e tij kur vjen në Paris, flet për modën dhe dizenjimin kur ai vjen në Nju Jork, kështu që nuk e shikoj mënyrën reale si e shikon vendin e tij, në cilin këndvështrim.

Zheji: Ai ka bërë një jetë pariziane, ndoshta dhe mund të jeni takuar kur keni qenë më të rinj dhe nuk e dini. Kam përshtypjen që edhe ti më shumë jeton natën sesa ditën në Paris.

Jarl Ale de Basseville: Kam qenë shumë me fat të jetoja një jetë të mrekullueshme që nga '80 kur lindja ishte në komunizëm dhe të punoja me gjyshin tim në sistemin bankar. Nuk doja të isha i famshëm.

Spahiu: Ka përafërsi, ne jemi për lehtësira fiskale, princi thotë pa taksa. Edhe përgjigjen e Ramës e kupton shumë mirë.Imagjino që qeveria shqiptare, Rama, Ministri i Financave të ketë një vend pa taksa. Aktualisht, një biznesi të suksesshëm që realizon fitime ia merr qeveria dhe mban shpenzimet e veta, bën dhe investimet e saj. Ndonjëherë krijohen dhe situata korruptive. Ideja e princit është përtej kësaj. Edhe zonën e ka zgjedhur.

Jarl Ale de Basseville: Nëse Shqipëria do të kthehet në një Principatë do ta bëjë Shqipërinë të dalë nga lista e zezë në Kombet e Bashkuara. Kemi listën e bardhë, gri dhe të zezë. Në listën e zezë do të thotë disa organizata të ndryshme si BB, Kombet e Bashkuara të vendosin në listën e zezë të shtyrë nga SHBA. Meqë ra fjala, është një keqkuptim shumë i  madh në Shqipëri, administrata amerikane nuk ka lidhje me politikën. Nuk është se ti je President, deputet apo Ambasador dhe ti nuk mund të shkosh në burg. Guvernatorin e Nju Xhersit e kanë  dënuar me 27 vjet burg për trafik.

Zheji: Principata do ketë burgje?

Jarl Ale de Basseville: Për të qenë i sinqertë me ty dhe transparent, unë jam shumë afër me administratën amerikane dhe jam komplet kundër korrupsionit.Për këtë asye mendoj se legalizimi i kanabisit do të ishte një mundësi e mirë. Të gjithë flasin për Juncer këtu, ndërkohë ai sapo legalizoi kanabisin në Luksemburg. Legalizimi i kanabisit do të thotë të vendosësh një taksë mbi të, që do të thotë para për qeverinë dhe investim e për shtetin. Dhe duke u dhënë të drejtën njerëzve që ta përdorin, në këtë mënyrë ju zhdukni mafian.

Spahiu: Në qasjen e parë flitet për liberalizëm, them se Shqipëria ka nevojë. Vjen nga një politikë 50 vjeçare komunizëm. Më tepër mendja më mbeti tek legalizimi i kanabisit, ose dekriminalizimi i saj, një temë e hapur para katër vitesh. Unë jam shprehur për dekriminalizim, jo për qasje tregtie. Në momentin  që ne shprehemi legalizim ose dekriminalizim nuk do të thotë se jemi pro përdorimit,lpor është një mënyrë më e mirë për ta kontrolluar dhe ato para që ti merr nga taksimi ti investosh në politika sociale që ky numër përdoruesish të mos shtohen dita-ditës. Shembujt më të mirë janë Portugalia dhe Gjermania. Me historinë që ndodhi në Shqipëri 2 vitete e fundit them që një diskutim i tillë nuk duhet të hapet dhe diskutohet për ne.

Jarl Ale de Basseville: Një agjent ekspert nga DIA mund të vijë dhe të bëjë ekspertiza dhe të sjellë njohuritë e tij dhe kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë. Më vjen keq, FBI mund të bëjë gjithçka jashtë SHBA si investim brenda.

Zheji: Rama ka sjellë disa nga FBI këtu.

Jarl Ale de Basseville: Jo. Nëse vendi juaj apo parlamentarët keni nevojë për ti kërkuar  SHBA që të vijë këtu DIA, CIA, për të pastruar vendin, duhet përmes marrëveshjes. Si Rusia që shkoi në Krime. Pyetja është pse vendi juaj asnjëherë nuk ka nënshruar një marrëveshje me administratën amerikane, si Polonia, Çekia, apo të gjitha vendet europiane, pse? Pse vendi jua është i korruptuar, sepse ata nuk duan të pastrojnë vendin e tyre.

Spahiu: Është kryeministri që vendos për zonat e lira dhe idetë që ka Princi, apo mendon dhe rrugë të tjera, ti bashkohet një lëvizje më të gjerë?

Jarl Ale de Basseville: Nuk e di, duhet të pyesni nëpër grupe të ndryshme politike. Unë mendoj se krizat më të mëdha që janë duke ardhur do të jenë më të forta se të 1929 dhe do ta shkatërrojnë botën. Sigurisht disa njerëz në Londër, SHBA flasin për këtë gjë. Në Shqipëri asnjë njeri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Do të jetë një shkatërrim i vërtetë. Do të nisin prej 2018 dhe nuk do të mbarojnë para 2024 sepse borxhet kanë qenë mbi fitimet. Do të jenë kriza të mëdha dhe do ti bëjnë njerëzit të vuajnë shumë. Specialistët dhe investitorët më të mëdhenj në tregun e bursës në Nju Jork sapo e lanë dhe shkuan në ishuj të vegjël sepse thanë se do të jetë një krizë shumë e madhe.Kur unë them se do të jetë një shkatërrim i madh, do jetë shkatërrim.




/Ora News.tv/