Pavarësisht dorëheqjeve në lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar platformën e tij në garën për kryetar partie.  Në fjalën para mbështetësve ai nënvizoi se më e mira do të ishte një konkurim me disa kandidatë, por se sipas tij secili ka të drejtën e zgjedhjes.  

Megjithatë Kurti nuk ka nguruar të falenderojë ish-kryetarin Visar Ymeri.

Kurti: Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin gati tre vjeçar të Lëvizjes, për punën e kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të tij shumë të dobishëm e shumë të vlefshëm për Lëvizjen tonë. Visari është anëtar në Lëvizje bashkë me neve, Visari  është deputet i Vetëvendosjes  në Kuvend bashkë me neve. Unë gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit, si në rrafshin politik e ideologjik, po ashtu edhe në atë institucional e praktik. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk isha më , kështu do të bëj edhe unë, do të konsultohem më të për interesin e përgjithshëm të Lëvizjes dhe të mirën për të gjersa ecim së bashku. 

Në platformën e Kurtit një vend të veçantë zë ndëshkimi i dhunes gjinore,si dhe vendosja e një kodi të sjelljes.  Teksa anëtarët e Vetëvendosjes sipas Kurtit duhet të jenë më të angazhuar në shërbime publike. 

Kurti: Cënimi në momentin që bëhet cënim fizik e moral të dikujt duhet ndëshkuar pa u falur. Kod i sjelljes për të gjithë anëtarët me theks të veçantë për djemtë dhe burrat mbi komunikimet dhe shprehjet e papranueshme. 

Në sallë ra në sy mungesa e kundërshtarëve të Kurtit përfshirë dhe ajo e kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

/Ora News.tv/