Albano Bogdo: Mbështes të rinjtë në art, por jo ata që shesin drogë

Albano Bogdo: Mbështes të rinjtë në art, por jo ata që

Rrugëtimi i vështirë i Albano Bogdos në botën e artit e bën që të jetë sa më pranë artistëve të rinj për ti mbështetur. Pasi suportoi këngëtaren Viki gjatë performancës së saj në emisionin "Why Not" në Ora News, ai bëri edhe një koment për ata të rinj që zgjedhin të futen në botën e drogës.

Albano Bogdo: I kam shumë qejf njerëzit e rinj të talentuar, edhe nuk kanë mundësi, hasin vështirësi gjatë rrugës. Sot është shumë e vështirë për të pasur një mundësi të vërtetë e të tregosh atë që di të bësh. Megjithëse unë e kam hequr vetë në kurriz, me aq sa kam mundësi, përpiqem ti mbështes të rinjtë të çdo fushe që i përket artit. Ka të rinjtë që duan të shkëlqejnë në shitjen e drogës, ata nuk i mbështes. Ata që merren me artin, i mbështes.

EMISIONET