Albanian Excellence shpall konkurrimin për Çmimin mbarëkombëtar “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë“ për vitin 2019

Ideuar nga Albanian Excellence, është një projekt për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e Shqipërise, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.

Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacioni e tyre, iniciativën e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit që prezantojnë.

Ky çmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet .

Kandidatet duhet të jenë zonja të lidhura me çështjet e shoqërisë civile. Ato duhet të jenë frymëzuese për brezin e ri, të jenë zonja që dallojnë për punën e tyre dhe vullnetin sistematik në punë, familje, shoqëri si dhe në komunitet.

Qëllimi i çmimit

Rinjohja dhe vlerësimi i punës së gruas shqiptare në zhvillimin e saj profesional; social dhe njerëzor në zhvillimin e një shoqërie dhe të një kombi në tërësi.

Të zbulojmë gra-lidere të cilat nga anonimati, kanë arritur të promovojnë zhvillim personal , social, dhe pro zhvillimit të një shoqërie.

Njohja dhe promovimi i tyre me qëllim mbështetjen e tyre në komunitet e më gjërë

4-Arritja e barazisë së udheheqjes së gruas

5-Çmimi kërkon të promovojë gra të panjohura në jetën e përditshme të cilat edhe pse mes shumë veshtirësive, kanë arritur të përmbushin ëndrrat e tyre duke qënë burim frymëzimi për gjeneratat .

6-Cmimi është i pavarur dhe autonom

Fushat që do të shtrihet ky konkurrim

1-Fusha Edukative

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha gratë që merren me praktika pedagogjike, dhe që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe edukativ

2-Fusha Sociale

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat me aftësitë e tyre kanë shërbyer për të transformuar grupe sociale duke dhënë një impact pozitiv në shoqëri, përmes iniciativave që zhvillojnë.

3- Sipërmarrje rurale dhe mbrojtja e mjedisit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që luajnë rol në zhvillimin e agroturizmit dhe në mbrojtjen e mjedisit

4-Fusha e biznesit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që drejtojnë qarqe ekonomike dhe biznese duke luajtur rol prioritar në to si dhe në zhvillimin social dhe integral të vendit

5-Fusha Kulturore

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat spikasin në fusha të ndryshme të artit dhe të kulturës për origjinalitetin dhe për kulturën e tyre.

6-Fusha e Sportit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat janë promotore dhe në krye të sporteve të caktuara

7 Fusha e shkencës dhe teknologjisë

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që kanë spikatur në fushën e teknologjisë dhe të shkencës të cilat gjenerojnë alternative dhe promovojnë iniciativa me impakt social

8-Fusha publike

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat prezantojnë etikë dhe kurajo profesionale dhe i shërbejnë vendit dhe në forcat e armatosura

Të interesuarat duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri në datëm 30 prill 2019

1-CV profesionale

2- Foto me ngjyra

3-Projekti që mendon se mund të realizojë gjatë vitit 2019

3-Kompromiset sociale me çështjen e gruas

4-Cmime dhe nderime qe ka marrë në fushën profesionale dhe shoqërore në ndihmë të komunitetit

5-Letër nga punëdhënësi

Kandidatja duhet të prezantojë veten në tre faqe ku të argumentojë arsyet se pse duhet ta marrë këtë titull.

Letra që mbështesin kandidaturën (optional)

Çdo lloj tjetër dokumenti që përforcon kandidaturën

/Ora News.tv/