"Duke menduar Medean", është vepra e dramaturges Eva Bohmer, me koreografi të Gjergj Prevazit dhe drejtues artistikë Beatrice Fleischlin, që çeli edicionin e 10-të të festivalit ndërkombëtar " Albania Dance Meeting", në Durrës. "Duke menduar Medean", është e bazuar në tre kolona, familja, pushteti dhe emigracioni. Vepra përcjell dy këndvështrime përmes interpretimit të Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepit, shoqëria shqiptare e karakterizuar nga tradita dhe zakonet dhe në anën tjetër perspektiva evropiane, ku një individ është i lirë të jetojë ashtu si do. Në edicionin e 10 të festivalit "Albania Dance Meeting", që do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor, do të performojnë 9 kompani të dancit kontemporan nga Zvicra, Italia, Austria, Portugalia, Kosova e Shqipëria. /Oranews.tv/

/Ora News.tv/