“Albania, Atleta Christi” ishte pagëzuar ekspozita tematiko – fotografike e çelur në mjediset e muzeut dioqezan Shkoder – Pult, në kuadër të 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skenderbeut. Kjo ekspozitë u parapri me një mini-konferencë në të cilën referuan klerikë, studiues dhe kurator të saj.

Arqipeshkvi i Shkodres imzot Angelo Massafra në fjalën e tij vuri theksin tek rëndësia që ka përkujtimi i kësaj figure të madhe për kombin, pikërisht në këto momente të vështira kur shoqëria sfidohet dukja e jashtme, synimi për të fituar lehtë, apo morali fasade dhe “diktatura dixhitale”.

Imzot Angelo Massafra: Të kremtojmë Skënderbeun për ne sot është një mundësi për të kujtuar ato vlera që qenë udhërrëfuese për të në rezistencën e paepur ndaj atij që pastaj do të dëftojë si një dëm i mash për trashëgimin shpirtëror dhe kombit shqiptar.

Një mesazh të drejtëpërdrejtë arqipeshkëvi i Shkodres e kishte edhe për studiuesit, ata që merren me historinë e Shqipërisë, që të mos i largohen të vërtetave.

E çelur në vitin 2012 në Rimini të Italisë nga “Bashkim dhe Lirim”, kjo ekspozitë u përkthye në gjuhën shqipe  dhe u soll si një dëshmi e pastër e figurës së Gjergj Kastriotit në këtë përvjetor të vdekjes, por edhe si një rrugëtim i ngjarjeve që ka kaluar vendi ynë.

/Ora News.tv/