Portokalli është spektakli i parë i humorit televiziv shqiptar që mblodhi artistë të ndryshëm për të dhuruar situata qesharake për publikun. Albana Perhati, e ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Demabcaj ka treguar se si funksionon puna mes tyre.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Ziheni për rolet?

Albana Perhati: Një personazh që e ke krijuar ti, nuk e bën dikush tjetër. Pastaj ndahen sipas skaletës. Nëse ke tre role, do marrë dikush tjetër që ka dy.

Rudina Dembacaj: Çfarë stresi të shkakton?

Albana Perhati: Një ditë në makinë, po shkoja për punë dhe të fiksohet që atë ditë nuk e mban mend tekstin. Ti mund ta mbash mend, por të fiksohet që nuk e mban. Gjatë rrugës për punë, po kujtoja tekstin dhe instiktivisht flisja me zë në makinë. Më merr një shok në telefon dhe më thotë, Albana mirë je? Mirë i them, pse ça kam? Se po flisje me veten në makinë më thotë. Dhe i them kam ndezur foninë e makinës dhe po flisja në telefon. Në fakt po flisja me veten. Dhe në lokal më ka qëlluar që bëja personazhin që bëj tani. Erdhi shoqja ime më kapi mat duke bërë mimika.

/Ora News.tv/