Në prag të duelit të ndeshjes së vajtjes në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League ndaj Qarabak, në konferencën për shtyp të Partizanit doli edhe kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha. 31 vjeçari me mjaft eksperiencë komentoi gjendjen e grupit si dhe kundërshtarin, teksa zbuloi se është i gatshëm të godas edhe penallti nëse është nevoja.

A.Hoxha: U bënë gati tre javë që stërvitemi dhe kanë ardhur lojtarë që mundohen të ambientohen me grupin. Mendojmë të bëjmë mirë në përballjen me Qarabakun.

A mund të gjuaj penallti?

A.Hoxha: Mendoj se ka lojtarë që gjuajnë më mirë se unë, po patjetër do e merrja ta gjuaja një nëse më kërkohet, nuk jam tip emocional.

Shanset tona?

A.Hoxha: Mbas ndeshjes me Ferencvarosh, atë të parën, njerëzit nuk e besonin kualifikimin se nuk ishim favoritë. Por futbolli është i çuditshëm dhe ka të papritura. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Të gjitha ekipet kanë qenë të forta por Karabaku është superior ndaj atyre që kemi ndeshur më përpara me sa e njohim. Mariborin na thanë se ishte ekip i fortë, por kur u përballëm ishim thuajse të barabartë në lojë edhe pse u mundëm. Ne do luajmë lojën tonë dhe me pak fat shpresojmë te rezultati në ndeshjen tonë.

Orari?

A.Hoxha: Do ishte orar më i përshtatshëm në darkë. Ky është orari nuk kemi çfarë të bëjmë. Orar i vështirë por do japim 100%.

Golat e pësuar në miqësore?

A.Hoxha: Golat nuk kanë qenë pjesë e lojës që kemi shfaqur, por kemi zhvilluar lojë të mira në miqësore. Mendoj se thjesht nuk ka pasur shumë vëmendjen ato ndeshje se kanë qenë miqësore. Trajneri po e punon edhe më shumë skemën. Agolli nuk është se e kam pyetur për këtë ndeshje edhe pse e njoh.

Penalltitë?

A.Hoxha: Shpresoj të shkojë te penalltitë se do jetë e bukur se e kam në dorë unë. Por janë dy ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar fillimisht te kjo sfidë e parë pastaj të shohim.

/Ora News.tv/