Kompozitori i njohur i muzikës së filmit Aleksandër Peçi ngre zërin dhe bën një apel për gjendjen ku i ka gjetur dhe fotografuar shiritat muzikorë të filmit shqiptar të hedhur në depot e ish-Kinostudios: “Gjithë trashëgimia e Zadejës, Daisë, Laros, Lalos, Dizdarit po zhduket në vende të mykura minjsh.”   

Deklarata është bërë në emisionin "Arkapia" në Ora News.

Aleksandër Peçi: Me keqardhje dua ta them që diku këtu afër jush, TV, ku ndodhen makinat e ndryshkura të Kinostudios, ndodhet dhe një magazinë ku janë futur dhe nxjerrë nga thasët, sepse ishin diku tek Alba Filmi, pastaj janë nxjerrë sepse atje u vendos Teatri i Operas.

Janë futur në një mënyrë kaq të çrregullt të gjithë masterat e filmave të Aleksandër Laros, Aleksandër Lalos, Peçit, Limoz Dizdarit, Tish Daisë

Elsa Demo: Kur e keni parë për herë të fundit ?

Aleksandër Peçi: Duhet të paktën arkivi i filmit të marrë masa. Para një muaji e gjysmë e kam parë dhe mesiguri janë në atë gjëndje. Nuk gjeta bobinën e filmit në "Shtëpinë tonë".

Të vjen keq kur e sheh atë. Masterat e 50- 60 vjetëve janë lënë në mëshirë të fatit. Ato në mënyrë urgjente duhet të dalin nga ajo magazinë. Këtë zë nuk e ngre dot as Laro sepse nuk është më, as Zadeja sepse nuk është më, as Lalo sepse nuk është më, në emër të tyre unë duhet të ngre zërin.

Të gjendet një ambient për tu arkivuar. Le të shkojnë tek arkivi. Atje hyjnë minjtë. Është urgjente digitalizimi. Po atje është çmontuar dhe aparati ku dëgjoheshin bobinat, janë hedhur.

Aleksandër Peçi e ka kthyer në një rast studimor muzikën e filmit duke përpunuar dhe mbledhur në CD “Remodelage” kolonat zanore që ka krijuar në 40 vjet.

(Nga minuta 22:00 - 26:22)


/Ora News.tv/