Alarmi që dha projektuesi i urës në Genova 39 vite më parë

Alarmi që dha projektuesi i urës në Genova 39 vite më

Mendoj se herët a vonë, ndoshta pas pak vitesh, do të jetë e nevojshme një ndërhyrje për të evidentuar zonat që janë të ndryshkura dhe të ekspozuara dhe për ti mbuluar me materiale shtesë kimike që janë rezistente" Kështu shkruante në vitin 1979 projektuesi i urës në Genova tashmë të rrëzuar. Si pasojë e tragjedisë 43 persona gjetën vdekjen.

Ka qenë pikërisht inxhinieri Rikardo Morandi, i cili ka vënë re i pari problemet në strukturën e urës dhe ka ndezur sinjalet e alarmit.

39 vite më parë Morandi shkruante se struktura është e ekspozuar nga erërat detare të cilat janë tejet të ngarkuara me kristale të kripë dhe përplasen me urën. Kësaj situate, shkruan ai, i shtohen dhe tymërat kimikë industriale.

Morandi nënvizonte se pjesa e jashtme e strukturës por sidomos ajo përballë detit janë të rrezikuara drejtëpërdrejtë nga tymërat acid dhe kështu shfaqin probleme që kanë origjinë kimike. Pra, shton ai, do të kenë humbje të rezistencës.

Morandi sillte në vëmendje dhe piastrat që lidhin pjesë të urës, për të cilat sugjeronte zëvendësimin në jo më larg se pesë vitesh. Sipas tij në vend të tyre duhej të ishin vendosur materiale më rezistente.

Inxhinieri përfundonte shkrimin e tij mbi qëndrimin afatgjatë të urës, duke nënvizuar nevojën për të mbrojtur sipërfaqen e rrugës dhe për të rritur rezistencën ndaj materialeve kimike dhe amortizimit mekanik.

Por po ashtu dhe një vit më parë inxhinierët dhanë alarmin duke kërkuar bllokimin e qarkullimit në urë dhe rindërtimit të saj nga e para. por vendimi për të ndërhyrë ka qenë i vonuar e si pasojë humbën jetën 43 persona mes tyre dhe dy shqiptarë.

EMISIONET