Shtohen të prekurit me fruth, 30 raste në 22 ditët e para të janarit

Shtohen të prekurit me fruth, 30 raste në 22 ditët e para të

Pas rastit fatal të vdekjes së një foshnje 4 muajshe me fruth, Intituti i Shëndetit Publik njofton se rastet me këtë sëmundje virale janë shtuar duke e çuar në 30 numrin e të prekurve. Ndërsa mjekët thonë se nënat kanë frikë të vaksinojnë fëmijët e tyre duke menduar se fruthi mund të merret në konsultore apo pediatri.

Kapja në kohë e fruthit si edhe vaksinimi sipas kalendarit të përcaktuar mund të eleminojë rastet fatkeqe të vdekjes nga fruthi.

Ky është apeli që bën Instituti i Shëndetit Publik pas rastit fatal të humbjes së jetës të foshnjës 4 muajshe në QSUT.

Specialistja, Eugena Tomini, tha se edhe të rriturit e viteve 80-90’ duhet të aplikojnë vaksinën e fruthit.

Tomini: Grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç dhe sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit akoma nuk ka ardhur momenti për tu vaksinuar kundër fruthit.Nuk kemi raste të rënda aktualisht.Rasti që fatkeqësisht ndërroi jetë na ka prekur të gjithëve.

Ndërsa mjekja, Vjollca Pallaveshi tregon se nënat janë të frikësuar për të vaksinuar fëmijët.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). 

Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç. 

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113 mijë vaksinime, nga të cilat, mbi 51 mijë janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. 

Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

EMISIONET