Mijëra pacientë janë nxitur për të ndaluar pajisjen që i mbush me oksigjen të gjithë personat që vuajnë nga astma pasi siguria e tyre nuk është e garantuar.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se janë prekur 8 mijë pajisje, të cilat i janë dhënë pacientëve që vuajnë nga fibroza cistike dhe janë përdorur për sëmundjet e mushkërive dhe të astmës.

Këshilltarët e qeverisë njoftuan se kompania Aquilon vazhdoi të shesë pajisjet pavarësisht se i është hequr certifikata e sigurisë në vitin 2015.

Agjencitë e produkteve të mjekësisë dhe shëndetësisë (MHRA) kanë dhënë lajmin duke shkaktuar panik se jeta e pacientëve që po bazohet tek këto pajisje mund të jetë në rrezik.

John Wilkinson, drejtori i pajisjeve mjekësore MHRA u kërkoi pacientëve të shmangin përdorimin e tyre, zakonisht të përdorura në spital.


/Ora News.tv/