Alan Smith në Tiranë, vizitë dhe intervistë ekskluzive në RTV Ora

Alan Smith në Tiranë, vizitë dhe intervistë ekskluzive

Futbollisti i njohur anglez, Alan Smith ndodhet në Tiranë në kampingun 3 ditorë të "Talent Scouting", ku bëjnë pjesë talente të moshës 13-të deri në 17 vjeç. Por Smith gjatë qëndrimit të tij vizitoi televizionin "RTV Ora", ku dha një intervistë ekskluzive.

Kompania "Brukhauz" ka vendosur në dispozicion një bursë 37 mijë stërlina nëse specialistët anglez do të vlerësojnë një prej fëmijëve pjesëmarrës në këtë trajnim. Ish-futbollisti i Manchester United, Newcastle dhe Leeds, por njëheraz edhe të kombëtares angleze tha se ka parë disa talente interesante.

"Është hera e parë që jam këtu. Më pëlqen shumë ambienti, natyra dhe gjithçka tjetër. Mënyra se si këtu është zhvilluar dhe shikoj shanse për zhvillim. Ju e dini se ka kudo fëmijë të talentuar. Rëndësi ka për ne që të krijojnë lidhje me zgjidhjen. Duhet t'i lëmë të gjithë të lëvizin për të parë mundësitë e tyre. Është shumë e rëndësishme që unë të siguroj 2-3 talente dhe t'i mundësoj kontratën profesionale. Njerëzit nuk duhet të mërziten nëse ne nuk marrim asnjë fëmijë. Ne fillimisht shikojmë potencialin e tyre. E ndjekim mënyrën se si ata po zhvillohen, deri sa ta kemi të qartë"-tha mes të tjerash Smith.

Për këto dhe të tjera, televizioni RTV Ora ka bërë një intervistë të gjatë ekskluzive me futbollistin e mirënjohur, i cili ka folur edhe për karrierën e tij.  

EMISIONET