Al-Qaeda në Irak ka marrë përgjegjësinë për një valë sulmesh në zonat shiite në Bagdad. Grupi, Shteti Islamik i Irakut, ka postuar një mesazh në një forum ekstremist në internet, duke thënë se sulmet “ishin hakmarrje ndaj akteve kriminale të qeverisë së udhëhequr nga shiitët në zonat sunite të vendit”. Të paktën 28 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga shpërthimet në Sadr City, Habibiya, Qahira, dhe në të paktën dy qarqe të tjera të Bagdadit. Që nga janari, kanë ndodhur më shumë se 10 sulme vetëvrasëse në Irak. Në dy muajt e fundit, sunitët në Irak kanë protestuar kundër regjimit  të kryeministrit Nuri al- Maliki, ndërsa ka pasur edhe bllokime rrugësh. Ata e akuzojnë qeverinë se po përndjek dhe diskriminon minoritetin sunit të vendit.

/Ora News.tv/