Akuzon drejtorin e shkollës për përdhunim, digjet e gjallë adoleshentja

Një studente 19-vjeçare është djegur e gjallë pasi akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim.

Nusrat Jahan Rafi vdiq më 10 prill, 4 ditë pasi një turmë e leu me vajguri në çatinë e shkollës së saj në qytetin Femi, Dhaka.

Policia arrestoi 15 persona, 7 prej të cilëve besohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Tragjedia nisi më 27 mars, kur Rafi tha se drejtori i shkollës islamike, ku ajo studionte, e thirri në zyrën e tij.

Vajza pretendoi se ai filloi ta prekte dhe të bënte veprime të papërshtatshme me të. Pasi doli nga zyra Rafi  shkoi në stacionin e policisë.

Në dëshmi ajo dha detaje të sulmit të pretenduar dhe ngjarja u publikua në mediat lokale.

Akuzat shkaktuan reagim ndaj 19-vjeçares dhe familjes së saj. Disa nxënës të shkollës organizuar një tubim me mbështetjen e drejtorit.

Rafi u kthye në shkollë më 6 prill për të bërë provimet dhe mori me vete vëllain e saj për mbrojtje.

Ai u ndalua të hynte në shkollë, ndërsa Rafi u dërgua në çatinë e ndërtesës.

Ata i kërkuan të hiqte ankesën ndaj drejtorit të shkollës. Por kur ajo refuzoi, grupi i të rinjve i hodhën vajguri dhe i vendosën flakën.

Grupi u përpoq ta bënte të dukej si vetëvrasje, por Rafi mbijetoi. 19-vjeçarja përdori telefonin e vëllait të për të regjistruar video në lidhje me sulmin e saj dhe tregoi disa persona përgjegjës.

Nusrat Jahan Rafi pësoi djegie në 80 përqind të trupit të saj gjatë sulmit dhe u nda nga jeta 4 ditë më pas. Ceremonia varrimit do mbahet sot në qytetin e saj, Uttar Charsandia.


EMISIONET