Akuzohet për trafikim qeniesh njerëzore, biznesmeni shqiptar futet në telashe/ EMRI

Akuzohet për trafikim qeniesh njerëzore, biznesmeni shqiptar futet

Një biznesmen shqiptar doli sot para gjykatës  së "Warwick Croën Court", pasi mbi të rëndojnë dy akuza “trafikim qeniesh njerëzore” si dhe “skllavërim” i tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Ermal Lushaj, 33-vjeç, banues në Rugby.

Shqiptari, i cili prej vitesh jetonte në Rugby ka në pronësi një lavazh makinash ku në të dyshohet se ka punësuar personel që punonte në të zezë.

Por Lushaj ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka kërkuar ndihmën edhe të një përkthyesi shqiptar, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.

Sipas ligjit të vitit 2015, policia do të bastisë shtëpinë dhe biznesin e Lushajt në Rugby, aty ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Gjykatësi Andreë Lockhart QC e shtyu çështjen për gjykim në fund të Korrikut, dhe Lushaj deri atëherë ka kohë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

EMISIONET