Akuzohet gruaja e parë për mbajtjen e burkës në publik

Akuzohet gruaja e parë për mbajtjen e burkës në publik

Një grua është bërë personi i parë në Danimarë që akuzohet për mbajtjen e një perçe në publik, pasi ndalimi i saj hyri në fuqi të martën.

Mediat lokale raportojnë se një 28-vjeçare u gjobit pasi u përplas me një grua duke u përpjekur për ti hequr perçen.

Incidenti i së premtes është raportuar të ketë ndodhur në një qendër tregtare në Horsholm, në veri të Kopenhagës.

Policia ishte thirrur në qendrën tregtare pasi përplasja midis dy grave kishte filluar.

Ata raportuan se të dy gratë u akuzuan për shkelje të paqes ndërsa njëra prej tyre u akuzuar për shkeljen e ligjit të mbulimit të fytyrës me shami.

Ajo mori një gjobë prej 155 dollarë pasi refuzoi të hiqte burkën pas kërkesës së policisë.

Ligji i ri në Danimarkë ka provokuar protesta dhe kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Ai u prezantua zyrtarisht të mërkurën pasi kaloi në parlamentin e Danimarkës më parë këtë vit. Në ligj nuk përmendet fjala burka apo niqabs, por thuhet: "kushdo që mban një veshje që i fsheh fytyrën në publik do të dënohet me një gjobë".

Mbrëmjen e së mërkurës protestuesit u mblodhën në kryeqytet për të demonstruar kundër ligjit, me gra që mbanin burka dhe shami tradicionale ndërsa qëndronin pranë njerëzve me shami të improvizuara.

Disa gra muslimane kanë thënë se nuk do të respektojnë ligjin, që përmban një dënim prej 1.500 dollarë për ato që përsërisin shkeljen e ligjit.

EMISIONET