Akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos, zbulohen dokumentat e reja

Akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos, zbulohen dokumentat e reja

Një pyestor i ri i bërë ndaj Cristiano Ronaldos në vitin 2009 mund të ndryshojë tërësisht versionin e pretendimeve për përdhunim ndaj yllit të fubollit.

Sipas pyetsorit që iu bë 33-vjeçarit në shtator dhe dhjetor të atij viti, Cristiano ka ndryshuar përgjigjet e dhëna.

Në versionin e parë, sulmesi i Juventus pretendon se Kathryn i tha se të kryenin marrëdhënie seksuale natën e parë ishte e papërshtatshme, por modelja vazhdoi ta prekte nga pjesët intime.

"Ajo tha se nuk ishte e përshtatshme për të për seks. Por pavarësisht kësaj, më kapi në pjesët intime,"-tha Ronaldo.

Në versionin e dhjetorit, pretendohet sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, se futbollisti hoqi pjesë të deklaratës që ishin të rëndësishme duke lënë vetëm  frazën: "Ajo më kapi në pjesët intime".

Kur u pyetën nëse Kathryn bërtiti për ndihmë apo i tha që të ndalonte, përgjigjja fillestare e sulmuesit ishte: "Ajo më tha jo dhe që të ndaloja disa herë".

Ndërsa në pyetsorin e dhjetorit, përgjigja ishte thjesht: "Jo".

Gjatë kohës kur pretendohet se ndodhi sulmi seksual, Cristiano Ronaldo sapo kishte përfunduar një lëvizje të madhe nga Manchester United për të luajtur në Santiago Bernabeu.

EMISIONET