Akuzat për përdhunim, kërkohet arrestimi i Julian Assange

Akuzat për përdhunim, kërkohet arrestimi i Julian Assange

Suedia ka paraqitur një kërkesë për arrestimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange mbi një akuzë për përdhunim.

Nëse do jepet urdhri për arrestimin e tij, ky do ishte hapi i parë i procesit për ekstradimin e Assange nga Britania, ku po vuan një dënimin prej 50 javësh për shkeljen e lirimit me kusht.

Suedia rifilloi më 13 maj hetimet në lidhje me akuzat për përdhunim, të bëra fillimisht në 2010, një muaj pasi Assange u arrestua.

Assange, i cili mohon akuzën ka shmangur ekstradimin në Suedi për shtatë vjet pasi kërkoi strehim në ambasadën Ekuadoriane në Londër në 2012.

Në një njoftim të hënën, Eva-Marie Persson, zëvendësdrejtorja e prokurorive publike në Suedi, tha: "Unë kërkoj nga Gjykata e Qarkut të arrestojë Assange në mungesë të tij, në lidhje me hetimet për përdhunim kundër tij. Nëse gjykata vendos ta arrestojë atë, unë do të lëshoj një urdhër arresti evropian në lidhje me dorëzimin e tij në Suedi".

Prokurorët suedezë hoqën dorë nga hetimet për përdhunim dy vite më parë, duke thënë se ishin të paaftë për ta ndjekur rastin ndërsa  Assange fshihej brenda ambasadës.

Ata thanë se hetimet mund të rihapeshin nëse situata ndryshonte.

Largimi i tij nga ambasada në prill dhe vendimi pasues për të rihapur hetimin, ka ngritur çështjen nëse ekstradimi i tij në SHBA ose Suedi duhet të ketë përparësi.

Menjëherë pas largimit të Assange nga ambasada dhe arrestimit të tij, autoritetet amerikane bënë një kërkesë për ekstradimin e tij për rastin e WikiLeaks, ku ai akuzohet për publikimin e dokumenteve të ndjeshme ushtarake dhe diplomatike.

EMISIONET