Akuzat e Amber për dhunë, Johnny Depp: "Nuk do ndaloj së luftuari"

Akuzat e Amber për dhunë, Johnny Depp: "Nuk do ndaloj së

Johnny Depp po përballet ende me ngjarjet që u zbuluan gjatë marrëdhënies së tij me Amber Heard.

Akzuat për abuzim, humbjen e parave dhe drama që pasoi në vitin pas divorcit me Amber duket se vazhdojnë ta ndjekin aktorin.

Kjo ishte e dukshme gjatë intervistës së tij të fundit me GQ.

Ai flet për betejat e tij me aktoren dhe ish-menaxherët e tij të biznesit në mënyrë të sinqertë, të zhytur në mendime, ndërsa përpiqet të detajojë anën e tij të historisë.

Në lidhje me sulmin ndaj Heard në maj të vitit 2016, Johnnyshprehet: "Ajo ishte në festë ditën tjetër. Syri i saj nuk ishte i zënë. Amber mbante flokët mbi sy, por shihet qartë. Unë isha 8 metra larg saj, si dreqin mund ta godisja. Që është gjëja e fundit që do të bëja. Mund të dukem si budalla, por nuk jam mbreti i budallenjve."

Depp pretendoi se policia nuk arriti që të gjente asnjë shenjë abuzimi në trupin e saj: "Ata e raportuan tek policia. Por policia nuk pa asnjë shenjë abuzimi dhe i kërkuan që një teknik ndihmës mjeksore urgjente ta kontrollonte. Por Amber tha jo. Policia nuk pa asgjë të thyer, nuk kishte shenja. Eshe pse i ofruan një mjek për ta kontrolluar ajo tha jo. Dhe nuk e di sesi të nersërmen ose disa ditë më vonë, Amber kishte një plagë. Kishte fillimisht një shenjë të kuqe pastaj kafe."

Kjo është hera e parë që ylli i Hollywood flet publikisht për incidentin e supozuar duke theksuar se i vjen keq për mënyrën sesi ka ndikuar tek fëmijët e tij.

"Ne ndoshta nuk duhet të flasim për këtë. Por jami shqetësuar. Jam i shqetësuar për njerëzit që përfshiva në këtë situatë, jam i shqetësuar për Amber. Nuk është e drejtë,"-tha Johnny, duke shtuar: "Unë kurrë nuk do ndalem së luftuari. Nuk do ndalem kurrë. Ata duhet të më vrasin."

Intervista përfundon me Depp duke thënë: "Unë dua të vërtetën. Ky është me të vërtetë obsesioni im më i madh në botë. Është vetëm e vërteta."

EMISIONET