Akuza të reja për sulme seksuale kundër Harvey Weinstein

Akuza të reja për sulme seksuale kundër Harvey Weinstein

Policia britanike po heton një total prej 11 akuzash për sulme seksuale kundër producentit amerikan Harvey Ëeinstein. Manjati i filmave aktualisht ballafaqohet me akuza për përdhunim dhe sulme seksuale në Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se kishte marrë akuza për sulme seksuale nga 11 viktima në lidhje me "Operacionin Kaguyak".

Ndonëse nuk janë publikuar emrat e akuzuesve, është raportuar gjerësisht se Operacioni Kaguyak është emri i hetimit britanik për Weinstein.

Pretendimi i fundit, që u bë në gusht të këtij viti, lidhet me sulmin seksual ndaj një gruaje (e identifikuar vetëm si "Viktima 11") në një vend të paidentifikuar në fillim të viteve 1990, sipas deklaratës.

Policia tha se janë gjithsej 11 akuza, shumë prej të cilave datojnë në vitet 1990, edhe pse ka akuza që datojnë në vitet 2014 dhe 2015.

Muajin e kaluar CNN raportoi se Weinstein po përballet me akuza të reja për trafikim seksual dhe përdhunim në SHBA, pasi një aktore gjermane paraqiti një padi në Los Anxheles duke pretenduar se producenti e përdhunoi gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në 2006.

EMISIONET