Rusia është përjashtuar nga Olimpiada Dimërore e vitit të ardhshëm në Pyeongchang.

Njoftimi ka ardhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, me sportistët olimpik të Rusisë që dyshohen që kanë përdorur doping në Lojërat olimpike 2014 të organizuara në Soçi të Rusisë.  

Ky vendim pritet të nxisë sportistët rusë që janë të vendosur për të udhëtuar drejt Koresë së Jugut duke garuar nën një flamur neutral.

/Ora News.tv/