Kemi parë që pjesa më e madhe e artistëve që morën pjesë në mbledhjen dhe debatet për projektligjin nga Ministria e Kulturës ishin të vjetër. Edhe në transmetimet televizive ka patur të ftuar të vjetër që flisnin dhe tregonin detaje për kundërshtimet që kishin rreth projektkligjit.

Aktoret Alesia Xhemalaj dhe Linda Jarani kanë disa vite që janë bërë pjesë e filmit dhe teatrit, ndërsa në një intervistë për 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj treguan përse morën pjesë vetëm artistë të vjetër.

Pjesë nga biseda

Linda: Të rinjtë shtypen, këtu ekziston akoma diktaturë.

Alesia: Ka një sindikatë të caktuar, SASE që ka zgjedhur një kryesi dhe pak a shumë, këta janë ata që kanë qenë të predispozuar për të folur në debatet live. Nuk qëndron problemi që duhet të shkojnë të gjithë, cështja është që ata që shkojnë, të flasin në emër të të gjithëve.

Rudina: Kanë folur në emër të të gjithëve?

Linda: Nuk e dimë.

Alesia: U nis si grusht i aktorëve të bërë së bashku dhe rrugës pati devijime. Secili pati këto degëzimet e veta për interesa personale.

Linda: Nuk janë bashkë.

/Ora News.tv/