Një prej aktoreve të njohura shqiptare, Laura Nezha është kundër shembjes së Teatrit pasi e cilëson si tempull kulture që nuk duhet të prishet dhe të shërbejë si stojcë për disa kulla.

Në një intervistë për "BOOM", ajo ka zbuluar nëse do jetë pjesë e shfaqjeve që do të luhen tek Turbina.

Pjesë nga biseda

Rozana Radi: Ke firmosur për mosshembjen e Teatrit?

Laura Nezha: Po.

Rozana Radi: Teatrin e ri, ke shkuar ta shohësh?

Laura Nezha: Jo, rastësisht kalova me makinë ditën e inagurimit dhe nuk e dija që ishte Turbina. Mu duk si një mbrëmje që festonin studentët e ndonjë universiteti privat sepse kishin vënë disa tollumbace dhe ndjeva keqardhje. Nuk e kam parë brenda dhe nga jashtë nuk të lë asnjë ndjesi.

Rozana Radi: Duke qenë se ke firmosur për mos shembjen e Teatrit, nëse shembet, do luash tek Turbina?

Laura Nezha: Nuk di çfarë të them sepse nuk e di si do vijnë gjërat. Unë kam një kontratë si e brendshme në Teatër dhe më duhet që të jem e pranishme në repertorin që do kemi në vazhdim.

/Ora News.tv/