Një aktore ruse rrahu një spektatore në studio pasi kjo e fundit e kritikoi pse do të lindte në moshën 49 vjeçare.

Evelina Bledans, e cila pret fëmijën e saj të tretë ishte e ftuar në një shfaqje të quajtur "Jeto" për të folur rreth shtatëzanive në moshë të madhe

Ndërkohë një spektatore e publikut e akuzoi se po rrezikon shëndetin e fëmijës së palindur duke i vënë në dukje se e kishte dhe  një djalë me sindormën doën

"Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Doën? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë" tha spektatorja Elena Lebedeva

Në këtë moment Bledans ngrihet në këmbë dhe i afrohet publikut në skenë, pranë gruas.  

"Je një mjerane. Ai është djali im. Ti mund të thuash gjithçka për mua por djalin tim lëre të qetë kupton?

Semyon djali që aktorja ka me producentin televiziv Alexsandër Semin lindi në vitin 2012 me sindromën Doën. Çifti është ndarë vitin e kaluar ndërsa tani pret një fëmijë pasi i është nënshtruar inseminimit artificial.

Aktorja ruse ka djalin më të madh në moshën 24 vjeçare dhe jeton në Izrael.

/Ora News.tv/