Aktorja humb fëmijën e dytë, pasi i vdiq vajza në një aksident tragjik pak javë më parë

Ylli i Broadway Ruthie Ann Miles ka pësuar një humbje tjetër shkatërruese, pasi vajza e saj e vogël vdiq në një aksident automobilistik.

Aktorja ishte shtatzënë dhe humbi edhe fëmijën tjetër që priste me Jonathan Blumenstein. Foshnja në bark ishte 39 javëshe dhe Miles e humbi të premten.

Vajza e saj 4-vjeçare Abigail Blumenstein humbi jetën në muajin mars.

Lajmi mbi humbjen e foshnjes u konfirmua nga përfaqësuesi ligjor i Miles.

"Në kohën kur ndodhi aksidenti Ruthie ishte shtatzënë dhe u plagos rëndë, "-tha Ben Rubinovitz. "Të premten Ruthie dhe Jonathan humben foshnjën e tyre, Sophia Rosemary Wong Blumenstein. Dhimbja e tyre është e madhe."

Miles po dilte nga një event i mbajtur në kishë me vajzën Abigail, miken e saj Lauren Lew dhe djalin njëvjeçar të Lew, Josh, kur një grua me Volvo të bardhë kaloi me semafor të kuq.

Dorothy Bruns nga Staten Island, përplasi Abigail dhe tërhoqi zvarrë rreth 100 metra poshtë rrugës Josh, që ndodhej në karrocë.

Të dy fëmijët, Abigail dhe Josh humbën jetën.

44-vjeçarja tentoi të largohej nga vendngjarja por u përplas me disa makina të parkuara.

Burns është akuzuar për vrasje.

"Ajo i mori jetën 2 fëmijëve të pafajshëm, plagosi nënat e tyre dhe tre këmbësorë,"-tha Prokurori i Distriktit të Bruklinit, Eric Gonzalez.

EMISIONET