Aktorja e njohur, Annais Lika ka qenë pjesë e kastit të shfaqjes komediane 'Çifti i Çuditshëm', që erdhi në Teatrin Kombëtar nga regjisorja Inis Gjoni.

'Çifti i Çuditshëm' është një komedi e famshme amerikane, e cila iu besua aktorëve Romir Zalla, Gent Zenelaj, Rozana Radi, Annais Lika, Besmir Bitraku, Ervin Bejleri dhe Mehmet Xhelili.

Dihet se Anna është një prej vajzave më të komentuara në showbiz, e cila merr vëmendje të madhe nga batutat e saj që shkaktojnë shumë të qeshura në publik.

E ftuar në emisionin e Rudinës, ajo ka treguar se është munduar të tregojë aftësitë e saj që njerëzit të mos thonin që është pjesë e shfaqjes pasi ka lidhje familjare me regjisoren.

Gjithashtu Anna zbuloi se në skenar kishte rol që të qëllonte Gentin, të cilit i kërkoi falje publikisht për goditjet e forta.

Në një instert të shkurtër, aktori foli pikërisht për këtë gjë duke thënë se Anna është aktore shumë e mirë, si dhe konfirmoi se e ka dorën e rëndë.

"Nuk e prisja që të më thonte gjithë këto fjalë të mira dhe pse e kam rrahur gjithë kohën", tha bukuroshja e përlotur.

/Ora News.tv/