Aktorja e filmave erotikë: Ju që keni përjetuar dhunë apo abuzim seksual, më telefononi

Aktorja e filmave erotikë: Ju që keni përjetuar dhunë apo

Aktorja e njohur amerikane, Dakota Johnson ka fshirë të gjitha postimet e saj në llogarinë e Instagram për ta përqendruar vëmendjen vetëm tek femrat.

Ajo ka qëllim që të jetë pranë të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë apo abuzim seksual duke i ofruar një numër telefoni që ta kontaktojnë.

"Vajzat dhe gratë nga e gjithë bota përballen cdo ditë me dhunë fizike ekstreme dhe abuzim seksual.

Mbi 800 gra dhe adoleshente vdesin çdo ditë, sepse nuk kanë qasje nga kontracepsioneve të duhura dhe shërbimeve bazë të maternitetit. Nuk dua të flas për ju. Dua t’ju dëgjoj.

Ky është numri im i telefonit. Më thoni tregimin tuaj përmes incizimit të zërit dhe unë do t’ju dëgjoj”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në bashkëpunim me lëvizjen Global Citizents, aktorja do të bëjë gjithçka që është e mundur që të dëgjohet zëri i femrave të keqtrajtuara. Dakota ka realizuar shumë filma, por më shumë është e njohur për faktin që është protagoniste në seritë erotike të "50 Shades".

EMISIONET