Aktorja e famshme greke zyrtarisht e vdekur

Aktorja e famshme greke zyrtarisht e vdekur

Skenari më i keq u konfirmua për aktoren greke Chrysa Spiliotis, pasi trupi i saj u identifikua mes personave të vdekur nga zjarri në Mati.

Lajmin tragjik e dha një mikesha e saj në Facebook.

"Miqtë e mi të dashur sot, Chrysa Spiliotis është identifikuar dhe tani ajo është zyrtarisht e vdekur", shkruajti në Facebook  Aneta Papathanasiou.

Aktorja e famshme greke Chryssa Spiliotis ishte bashkë me  bashkëshortin e saj, Dimitris Tournabitis kur zona e Matit u përfshi nga flakët duke i marrë atyre jetën.

Nga zjarri në Athinë numri i viktimave ka shkuar në 91, ndërsa rezultojnë 25 persona të zhdukur.  

EMISIONET