Aktori Ervin Bejleri i ftuar në emisionin "Boom" ka zbuluar edhe një bisedë me drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo mbi shumën e shpenzuar për rikonstruksionin e ndërtesës.

Ervin Bejleri: E pyeta Kiçon dhe i thashë, të lutem, mund të më thuash sa ka vajtur restaurimi se janë si motra Teatri Kombëtar me Teatrin Eksperimental, janë të të njëjtës kohë. Më tha, po ta bëj llogarinë por duke më falur dhe duke më dhënë sponsorizime nga miq e shokë, që për hir të vërtetës Kiço i shkon dhe di t'ia kërkojë. Më tha, ka vajtur deri 100 milionë lekë. Ndërkohë, Teatri Kombëtar dashka më tepër se 10 milionë që të rindërtohet, të restaurohet. Ky është absurditeti më i madh që ndodh në këtë vend, është gënjeshtra në qiell të hapur.

/Ora News.tv/