Aktori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se mund të vijë një moment kur meshkujt nuk do të guxojnë t'u thonë mirëmëngjes femrave pasi mund të akuzohen për ngacmim seksual.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Më vjen shumë keq për meshkujt dhe i shoh si gjininë e dobët. Parashikoj një të ardhme shumë të frikshme ku meshkujt nuk do të guxojnë të thonë mirëmëngjesi se do të akuzohen për ngacmim seksual. Për sa i përket rasteve të përdhunimeve, kjo ka të bëjë me një mosdije dhe me një frikë që është përpjekur të mbahet femra në shoqërinë shqiptare. Bravo i qoftë nënës që e ka denoncuar këtë fakt. Shpresoj që të mos kemi raste të tilla sepse është vetëm turp për shoqërinë shqiptare.

/Ora News.tv/