Aktori me origjinë nga Shkodra që po çmend vajzat në Amerikë

Një shqiptar tjetër po korr sukses në tregun e huaj duke aktruar në filma të njohur amerikanë. Bëhet fjalë për Niko Pepaj, djalin me origjinë nga Shkodra që ka luajtur në disa filma të suksesshëm si Daytime Divas, Awkward dhe How to Get Away with Murder. 

Ai që u rrit në Michigan dhe u zhvendos në Kaliforni në moshën 14-vjeçare, ku në 2009 u diplomua në ‘Canyon Crest Academy’.

26-vjecari ka një motër modele, e cila e ka ndihmuar që të hyjë në botën e modelingut. Niko është tepër i preferuar nga femrat në Amerikë dhe numëron mbi 60 mijë ndjekës në Instagram.

Së fundmi u shfaq në klipin ‘A year ëithout rain’ të këngëtares me famë ndërkombëtare Selena Gomez.



EMISIONET