Aktori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, kërkoi të largohej nga studioja pas debatit të fortë me aktivisten Gresa Hasa.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Që të kalojmë ne në një shoqëri vërtetë të emancipuar, jo thjesht ku disa individë që janë të pa kënaqura seksualisht dhe dalin e ulërasin dhe kujtojnë se po emancipojnë dikë, por në një shoqëri që të ketë vërtetë të drejta të barabarta duhet të diskutohet në thelb dhe thelbi është familja. Një femër e cila do të theksojë bukurinë e saj nuk mund të vijë një tjetër që i thotë se ti nuk mund të përdoret si mish. Më lër të mbaroj.

Hasa: Klishe seksiste të jashtëzakonshme!

Vasili: Zheji të largohem unë nga emisioni se s'po më lë njeri të flasë. Faleminderit po rri për publikun. Janë zonja ato që po më duartrokasin.

 

/Ora News.tv/