Një rol i madh në teatër dhe aktori do ti japë fund interpretimit skenik.Bëhet fjalë për aktorin e madh shqiptar, njëherësh edhe regjisor, Enver Petrovcin.

Ai ka treguar se më pas do t’i përkushtohet dramaturgjisë, regjisë dhe televizionit.

“Të jesh aktor, do të thotë jesh edhe sportist; duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin; dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor. Në film dhe televizion PO, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg” ka thënë Petrovci për emisionin “Voilà” .

Në karrierën e tij si aktor ai ka një peng që nuk ka mundur të shohë në skenë kurrë duke interpretuar aktorin Sulejman Pitarka.

I pyetur se çfarë profesioni do të kishte zgjedhur nëse nuk do të ishte aktor, Petrovci është shprehur marangoz, duke treguar kështu edhe pasionin e tij për drurin dhe një dëshirë të hershme për të ndërtuar një shtëpi prej druri vetë.



/Ora News.tv/