Një mbrëmje për t’u harruar, ajo që Woody Harrelson kaloi në shoqëri të Donald dhe Melania Trump në vitin 2002.

Një darkë që zgjati mbi dy orë e gjysmë, në të cilin manjati fliste vetëm vetë dhe i mërziste pa fund të pranishmit.

Ky është kujtimi që ka aktori i famshëm i “Propozim 1mln dollarësh”, i  cili e rrëfeu ngjarjen për revistën  "Esquire":

"Ishte e tmerrshme, m’u desh të dilja jashtë e të tymosja një cigare hashash".

"Brutal" është përcaktori që përdori Harrelson për të përshkruar takimin.

Woody ishte ftuar nga miku i tij Jesse Ventura për të kaluar një mbrëmje me Trump dhe me atë që, tre vjet më vonë do bëhej gruaja e tij.

"Në një tryezë normale me katër vetë, çdo kush do kishte të drejtën e 25% të bisedës, apo jo?  Melania pati rreth 0,1%, mbase. Unë pata 1%. Guvernatori, Jesse, pati rreth 3%. Trump mori gjithë pjesën tjetër. Ishte e tmerrshme dhe m’u desh të dilja për të tymosur një cigare hashash para se të kthehesha tek monopoli i monologut", rrëfen aktori.

"Vij nga Hollywood-i, kam parë narçistë. Por ai është përtej. Më çmendi".

Mes shumë pallavrave, aktori pranon se presidenti i tanishëm i SHBA ka thënë edhe një frazë të saktë : "Kur të vdes, nuk ka rëndësi se sa do vlejë pasuria ime, e di që fëmijët do zihen për trashëgiminë", mësohet të ketë thënë Trump.

 "Kjo ishte e vetmja gjë e vërtetë që tha atë natë", përfundon aktori.

/Ora News.tv/