Aktori i  njohur i ekstradës së Durrësit, Roland Koça ishte i ftuari special i kësaj të premte në emisionin "BOOM". Aktori i cili ka dalë tashmë në pension thotë se bashkë me gruan e tij merr 40 mijë lekë pension edhe pse ka 41 vite punë në estradën profesioniste.

Sa të kënaqur jeni ju me pensionin që ju akordon shteti?

Roland Koça: Që të flasim për pensionin...do më ulësh pak karrigen më poshtë, sepse edhe po u futa poshtë tavolinës jam shumë rehat. Unë burrë e grua marrim gjithësej 40 mijë lekë. Jo pak profesionistë në estradën e Durrësit 41 vjet.  Unë edhe jetën time amatoreske e kam bërë në estradën profesioniste.


/Ora News.tv/