Sa herë del në skenë, shkakton shumë humor me batutat e tij, por në intervista televizive ndodh që flet shumë seriozisht. Flor Binaj, i ftuar në emisionin "Late Night Show" në Ora News, foli për kohën që ikën dhe që vjen.

Për të, është aq e rëndësishme sa e merr laptopin në banjo kur duhet të kryejë nevojat personale, por i duhet të punojë njëkohësisht.

Kastro Zizo: A mendon ndonjëherë për kohën që ikën dhe atë që vjen?

Flor Binaj: Mendoj shpesh sepse ne kemi disa pengje nga e shkuara sepse nuk kemi pasur shumë mundësi dhe përpiqemi ti realizojmë ato gjëra sot. Ecim para dhe nuk e kuptojmë sa para kemi ecur duke u marrë me gjërat e së shkuarës dhe kjo na bën që të humbasim kohë. Për mua, koha është e rëndësishme, prandaj e marr laptopin në banjo.

Kastro Zizo: Nëse nuk e menaxhojmë kohë, do zgjohemi në ditë, do flemë 35 gjumë, do zgjohemi 45 dhe do themi si ikën 10 vjet.

/Ora News.tv/