Ylli hollivudian, Richard Gere i bëri thirrje qeverisë italiane të ndihmojë emigrantët që janë bllokuar në një anije bamirësie spanjolle në Mesdhe prej më shumë se një jave.

Gere hipi në anije të premten, e cila është bllokuar nga hyrja në ujërat italiane.

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka thënë se Gere duhet të marrë 160 emigrantët në Hollyëood.

Kur vizitoi emigrantët, aktori bëri krahasime me Salvinin, i cili është gjithashtu Ministër i Brendshëm dhe ka bërë përpjekje të përsëritura për të bllokuar anijet e migrantëve nga hyrja në Itali.

"Ne kemi problemet tona me refugjatët që vijnë nga Honduras, Salvador, Nikaragua, Meksikë. Kjo duhet të ndalojë kudo në këtë planet tani. Dhe do të ndalet nëse themi të gjithë ‘Ndal’", tha Gere.

Nuk iu desh shumë që Salvini ti përgjigjej.

"Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e emigrantëve, ne e falënderojmë atë: ai mund të kthejë përsëri në Hollivud, në aeroplanin e tij privat, të gjithë njerëzit në bord dhe t'i mbështesë në vilat e tij. Faleminderit Richard!" tha ai në një deklaratë.

/Ora News.tv/