Aktori amerikan akuzohet për ngacmim seksual ndaj 17-vjeçares

Aktori amerikan akuzohet për ngacmim seksual ndaj 17-vjeçares

Aktori amerikan Dustin Hoffman është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një praktikanteje 17-vjecare në vitin 1985.

Shkrimtarja Anna Grahahm Hunter deklaroi se aktori e ka prekur dhe i ka folur në mënyrë të papërshtatshme për marrëdhëniet seksuale.

“Ai më kërkoi t’i bëja masazh në këmbë që ditën e parë të setit. Ai ishte flirtues pasi më preku të pasmet, më fliste hapur për seksin. Një mëngjes kur shkova në dhomën e tij të zhveshjes për të marrë porosinë e mëngjesit, më pa nga koka te këmbët pa folur fare, pastaj u përgjigj: ’Do të doja një veze të zier mirë” – tha ajo për Hollyëood Reporter duke shtuar se mori edhe komente të tjera, aspak të këndshme.

Ajo është njohur me të në xhirimet e filmit Death of a Salesman dhe iu desh që të përballonte disa situata të tilla, që ishin ngacmime të hapura seksuale.

Fituesi i cmimit Oscar, Hunter, sot 80 vjec nuk ka vonuar ti përgjigjet denoncimeve ku shprehej se i vinte keq për këto situata të pakëndshme, por ka patur gjithnjë respekt maksimal për femrat.

/oranews.tv/

EMISIONET