Samuel L. Jackson dhe LaTanya Richardson do festojnë përvjetorin e tyre të 40-të të martesës vitin e ardhshëm.

Dhe aktori i famshëm ia kreditoi jetëgjatësinë e martesës dashurisë për njëri-tjetrin dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë në biznes.

"Sekreti i suksesit tonë? Unë mendoj se vazhdojmë ta duam akoma njëri-tjetrin,"-tha 70-vjeçari për Us Weekly  në premierën e filmit të tij Shaft në New York.

"Çiftet në të gjithë botën po ndahen. Puna jonë është vetëm një punë. Ju shkoni në punë, ne shkojmë në punë,"-shtoi Jackson. "Më pëlqen të punoj në shtëpi dhe të fle në shtratin tim. Nëse po punoj në vende të tjera, ajo vjen dhe më takon. Të dy vijmë nga teatri. Ajo është në Broadway  duke bërë xhirimet e To Kill a Mockingbird dhe unë duke bërë filma. E kuptojmë lidhjen që kemi, përvojat e përbashkëta, bashkimi që na bën teatri, jeta jonë, jeta e vajzës sonë. Kështu që është më e lehtë për ne të qëndrojmë bashkë."

Pasi Jackson dhe Richardson, të dy 69 vjeç, u martuan në vitin 1980 dhe e mirëpritën në jetë vajzën Zoe më 1982.


/Ora News.tv/