Aktorja e njohur shqiptare, Alesia Xhemalaj ka rrëfyer një moment të vështirë që i ka ndodhur para disa kohësh ndërsa promovonte një libër.

Ndër personat që kishin shkuar për të dëgjuar disa vargje që do lexonte ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi, i cili e kishte ndihmuar.

E ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Alesia tregoi rastin ku i kishte rënë të fikët pasi nuk ishte ushqyer dhe i erdhi në ndihmë ish-presidenti.

"Isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim Kristianin dhe do të lexonim disa poezi. Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë.

Një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë. Sapo hipa tek poltroni fillova të lexoj: 'Gjethet bien…', dhe kaq mbaj mend se më ra të fikët. Kur hapa sytë pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që të më qarkullonte gjaku. Ai person ishte ish-presidenti Bamir Topi", tha Alesia.

/Ora News.tv/