Aktivizohet me pikatore, klubet e mëdha "çmenden" për talentin e Interit

Aktivizohet me pikatore, klubet e mëdha "çmenden" për

Yann Karamoh nuk është aktivizuar shumë me fanellën e Interi, por aq minuta sa ka luajtur kanë mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. 

Sipas gazetës angleze "Mirror", Chelsea dhe Barcelona kanë filluar të shfaqin interesim për të nënshkruar me sulmuesin francez.

Karamoh është aktivizuar vetëm në 246 minuta lojë, minuta këto të shpërndara në 7 takime.

Francezi ka qënë deciziv në ndeshjen ndaj Bolognas, ku ishte autor dhe i golit të fitores, ndërsa është një lojtar pulivalent, pasi mund të aktivizohet si në të majtë të sulmit, ashtu dhe në të djathtën e saj.

19-vjeçari është i huazuar për dy vite nga Caen, por zikaltrit kanë të drejtën e blerjes.

EMISIONET