Aktivistët e Vetëvendosjes lirohen nga paraburgimi

Aktivistët e Vetëvendosjes lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Apelit e Kosovë, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”.

Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale  dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve dhe vlerësoi se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të  qëndrojnë në paraburgim.

Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit. /Telegrafi/

EMISIONET