Protesta e radhës e opozitës në 25 maj, Basha: Distancohemi nga çdo akt dhune

Protesta e radhës e opozitës në 25 maj, Basha: Distancohemi nga

Opozita do të zhvillojë në datën 25 maj protestën e radhës kombëtare. Vendimi është marrë pas një dite të ngjeshur takimesh. Fillimisht në selinë blu kanë mbërritur aleatët, pas tyre diskutime janë zhvilluar me krtyetarët e degëve të PD në gjithë vendin.

Për një unifikim qëndrimi Basha ka thirrur edhe 15 kryetarët e bashkive të djathta.

Pas konsultimeve të fundit me grupin e ish-deputetëve dhe me këshillin kombëtar, kreu i PD është shprehur se opozita asnjëherë nuk ka bërë thirrje për dhunë.

Basha: Kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve që i ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve, motrat e të cilave 3 vjeç i ka helmuar me gaz Edi Rama. Si për protestën  11 dhe atë të 13 majit të cilat do të tejkalohen si në masivitet edhe në vendosmëri dhe bashkim nga protesta e 25 majit.

Për mediat Basha u shpreh se edhe me kandidaturat që PS ka shpallur ka persona me precedent penal.

Basha: Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e krijuara nga ai për të dhënë fasadën e zgjedhjeve. Mbi gjysmën e kandidatëve do të ketë vetëm kupola kriminale e rilindjes, vrasës, përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elivs Roshit që mbetën në bashkinë e Krujës si Artur Bushi me shokë. Kandidatë të tjerë të zgjedhur nga dora e bandës së Avdylajve në Shijak. Nga Ymer Lala në Dibër, se Ymer Lala ka caktuar edhe kandidatin e PS edhe kandidatin e bashkimeve profesionale të PS. I pari është kandidati fillestar që Ymer Lala caktoi dhe pastaj e tërhoqi dhe është një nga protagonistët e dosjes 184, i dyti ish-sekretari i PD në Dibër, njeriu i blerë i Ymer Lalës, i cili është shkarkuar nga PD. Shqiptarëve do tu ofrohen vrasës, përdhunues, ose ushtarë të vrasësve dhe përdhunuesve dhe njerëzve të korruptuar si Vangjush Dako me shokë që ka caktuar. Vetë nuk garoi dot se është duke negociuar si do ti shpëtojë hetimeve me Edi Ramën. Pyetja është që tani që na ndajnë 45 ditë nga 30 qershori, se çfarë do të ndodhë do të pranohet që grushti i shtetit do të çohet deri në fund dhe në Shqipëri të instalohet tirania e krimit në të gjitha nivelet apo do të ketë një përballje totale për të mposhtur me të gjitha mjetet dhe format.

Vlera e një qeverie që i bindet kushtetutës dhe ligjit dhe jo Ymer Lalës dhe Emiliano Shullazit është se zbaton Kushtetutën dhe ligjin. Në qoftë se këto zbatohen nuk ka shans që shqiptarëve tiu imponohen hunj gardhi të krimit, përdhunues dhe vrasës. Në këtë moment do të jenë shqiptarët që me votën e tyre të lirë do të vendosin mes kandidatit më të mirë. Një gjë është e sigurtë. Kandidatë kriminelë, vrasës dhe përdhunues nuk mund të kandidojnë. Ata kandidojnë sot si pjesë e këtij skenari kriminal sepse në pushtet nuk është populli, por është junta kriminale e Edi Ramës.

Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit

Basha:  Forumet drejtuese të PD dhe kryetaret e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Ramës për atë që e pret nëse zbardhen dosjet hetimore për të cilat provojnë përmes përgjimeve të prokurorisë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës dhe një grushti politikanësh të kupolës së organizatës së rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe pastaj për të vazhduar me vjedhjen e zgjedhjeve në 2017.

Në dosjen 184 në përgjimet e Dibrës figuron vetë Rama duke komunikuar me zyrtarë të lartë duke u siguruar që skenari i vjedhjes së votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

Nuk ka njeri në Evropë që Rama ka blerë votat në 2017. Parlamenti është produkt i votës të diktuar nga krimi. Këtë parlament dhe këtë qeveri e ka diktuar krimi.  Jemi pra  në kushtet e grushtit të shtetit. Në këto kushte në vend që ti hapë rrugë kërkesës mbarë popullore, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve që ka futur në partinë e tij.

 Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit.




EMISIONET