Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë blu. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë përcaktimi i aksionit opozitar.

Pas takimit, Basha deklaroi se "protesta ka pasur, protesta do të ketë, do të jenë gjithmonë e më të fuqishme".

Ndërkohë nesër në orën 13:00 Basha pritet të zhvillojë takim me aleatët e vegjël ku do të diskutohet e gjithë axhenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Një ditë më parë Basha zhvilloi  mbledhje me të deleguarit në qarqe.

Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë.

Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

Gjithashtu PD dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjen që do i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha nga takimet që në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh.

Takimet vijnë në një periudhë kur Tiranën po e viziton Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik. 


/Ora News.tv/