Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, në makinë edhe kreu i PS Këlcyrë

Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, në makinë edhe kreu i

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni është aksidentuar mbrëmjen e së premtes (26 tetor-27 tetor) me makinë

 Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke u kthyer me automjetin e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative Ballaban.

Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bashkë me kryebashkiakun Ndoni, në makinë me të udhëtonin edhe Skënder Seferi dhe Hodjan Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë.

Kryebashkiaku i Këlcyrës mësohet se ka marrë plagë në njërin krah, por pa rrezik për jetën, ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur me lehtë.

Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.

Kryetari i Bashkisë Këlcyrë po mbahet nën  vëzhgimin e mjekëve,  teksa po shqyrtohet mundësia edhe për dërgimin e tij drejt një spitali tjetër për mjekim më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

EMISIONET